Shqipëria gjatë pandemisë u tregua shumë humane me shtetin Italian duke i dërguar tash e dy here ekipe mjekësore ku një tjetër nismë humanitare e Shqipërisë është marrë pas ndihmës që javë më parë i dha Italisë fqinje me 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar COVID-19, përcjell InLajmi.
Kështu sot një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Siç mësohet ky grup përbëhet prej 60 personash dhe gjatë qëndrimit në Itali do të kontribuojnë për situatën ndaj pandemisë.
Pra, ky është grupi i dytë me mjekë dhe infermierë shqiptarë, që po shkojnë në Itali për të dhënë ndihmën e tyre, pas gjunjëzimit nga koronavirusi të vendit fqinj.
Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias./InLajmi/