President i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se këtë javë do të ndërmerr hapat për formimin e Qeverisë së re, ndërsa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje theksojnë se Plani i Thaçit shkel Kushtetutën dhe se nuk do të ketë qeveri të re.
Thaçi një ditë më parë përmes Twitter-it, ka theksuar se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.
Më tej u shpreh se qeveria e ardhshme duhet të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për ti shërbyer popullit.
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi
https://twitter.com/HashimThaciRKS