Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo situatë e izolimit nga pandemia e ka anën pozitive të medaljes duke na rikujtuar se sa shumë na ka kthjellur për rëndësinë e njëri tjetrit, percjell InLajmi.
Ahmeti ka thënë se gjatë kësaj periudhe të izoluar e kemi kuptuar sa jemi të lidhur me njëri-tjetrin.
Ai thotë se koronavirusi edhe i ka kthjellur njerëzit.
‘’Covidi na ka kthjellur pak për me u kujtu se sa jemi të lidhur me njëri tjetrin. Tash e kuptojmë kur qëndrojmë brenda, sa e rëndësishme është me dal, me u taku me njerëz, e është publikja. Po të mos na mungonin tani, nuk do ia dinim vlerën aq shumë’’, ka shtuar ai./InLajmi/