Një lajm i mirë ka ardhur nga qyteti i Vushtrrisë ku nga komuna kanë bërë të ditur se dhjetë raste të testuara me koronavirus kanë rezultuar negative, shkruan InLajmi.
Kryetari Xhafer Tahiri ka shkruar në facebook duke thënë se të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ.
Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin./InLajmi/