Miroslav Lajçak qysh nga dita kur u emërua emisar për dialogun e Kosovës me Serbinë kishte ngjallur shumë reagime dhe kishte pranuar kritika nga shumë kosovarë, përcjell InLajmi.
Ato kishin të bënin me qëndrimin e vendit të diplomatit sllovak, Mirosllav Lajçak, ndaj Pavarësisë së Kosovës.
Madje, edhe vet ai në vitin 2009 kishte dalë kundër njohjes së Kosovës nga Serbia.
Por, tash nga pozita që ka, sllovaku thotë se kanë ndërruar hesapet që nga deklarimet e tij.
“Kjo ishte para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të merrte vendimin e saj. Dhe unë e respektoj vendimin, që thotë se nuk ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare, dhe kjo e ka ndryshuar situatën”, shprehet Lajçak në Rubikon.

Sipas tij, vendimi duhet të pranohet nga të gjithë.
“Vij me mendje të hapur, s’kam agjendë të fshehur, dhe sjell përvojën time në mënyrë që të ndihmoj të zgjidhen problemet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë”./InLajmi/