Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se prejse kanë publikuar numrin dhe email-in për të ndihmuar qytetarët kanë pasur shumë thirrje dhe qindra e mail. shkruan InLajmi.
Ahmeti po ashtu ka deklaruar se as vetë si komunë nuk i kanë të qarta krejt detajet rreth vendimeve që po vijnë.

Ai ka shtuar se Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm.

Postimi i plotë i Ahmetit:
Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qytetarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione.
Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve.
Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm.
Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi ti sqarojmë. /InLajmi/