Sipas Kushtetutës, Ministria e Shëndetësisë nuk mund të marrë vendime të tilla për kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve në tërë Kosovën, pa u shpallë gjendja e jashtëzakonshme, përcjell InLajmi.
E këto vendime reagime kanë ngjallur edhe tek partitë politike. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka pyetur nëse ka emër tjetër pos Puç, pas vendimit të fundit të Ministrisës së Shëndetësisë për masat e reja.
“Qeveria me masa e me forcë, merr pushtet që nuk i takon! Puç, tjetër emër a ka?!”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social facebook.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët nga e mërkura do të lëvizin vetëm një orë e gjysmë brenda ditës dhe atë në bazë të numrit të parafundit personal. Po ashtu janë paraparë edhe dënime të ashpra për ata që nuk i zbatojnë këto masa. /InLajmi/




















