Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala,ju ka bashkuar reagimeve të shumta në vend lidhur me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë duke thënë se qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë COVID-19. Po ashtu, ai ka thënë se qeveria e shkarkuar ka dalë totalisht jashtë kontrollit kushtetues, përcjell InLajmi.
Postimi i plotë:
Qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë COVID 19, ndërsa tashmë qeveria e shkarkuar ka dal totalisht jashtë kontrollit të kushtetutës !
E.SH
Ndryshe në Kosovë janë shënuar edhe 15 raste me koronavirus./InLajmi/