Avokati i njohur Dastid Pallaska ka kritikuar Qevërinë Kurti për masat e reja kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisëe që sipas tij paraqesin gjendje të jashtëzakonshme në secilin aspekt përveç në emër, shkruan InLajmi.
Më tutje avokati Pallaska ka thënë se vendimi për masat e reja kufizuese paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pasi që liria e lëvizjes sërish është kufizuar në nivel vendi .
Postimi i plotë i Pallaskës:
Masat e reja kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë paraqesin gjendje të jashtëzakonshme në secilin aspekt përveç në emër.
Për më keq, vendimi për masat e reja kufizuese përmban të gjitha kufizimet e gjendjes së jashtëzakonshme por jo edhe përfitimet juridike, ndër të cilat më i rëndësishmi është pezullimi automatik i detyrimeve dhe afateve ligjore.
Në fund, por jo për nga rëndësia, vendimi për masat e reja kufizuese paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pasi që liria e lëvizjes sërish është kufizuar në nivel vendi – madje në shkallë edhe më të lartë – me një vendim të vetëm dhe atë pa plotësim/ndryshim të bazës ligjore e cila nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si e pamjaftueshme për kufizime të tilla të lirisë së lëvizjes.