Ani që prej disa javësh gjendemi të izoluar në shtëpi. Padyshim që karantina ndikon tek periodat, por si?
Distancimi social, vetmia, ndryshimi në aktivitetin fizik ndikojnë të gjitha në psikologjinë e njeriut. Prodhimi i tepërt i kortisolit çliron një hormon që ndikon tek ovulimi, gjë e cila çon në zgjatje të ciklit, shkurtim të ciklit ose dhimbje më të mëdha se normalisht, përcjell InLajmi.
Një rritje në nivelin e kortisolit ndërpret ciklin e rregullt hormonal që i duhet trupit për të patur një cikël të rregullt periodash.
Me pak fjalë, gjatë kohës së karantinës do të vini re ndryshime në ardhjen e periodave, por kjo s’vlen për të gjithë sepse çdo trup ndryshon nga tjetri.
Një tjetër faktor i cili kërkon vëmendje është gjumi. Eshtë me shumë rëndësi që gjatë ditëve të periodave të flini mjaftueshëm./InLajmi/