Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari, Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB)-së, Xhelal Sveçla dhe Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Emilia Rexhepi do të mbajnë konferencë për media, lidhur me masat e reja që do të hyjnë në fuqi lidhur me parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, përcjell InLajmi.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ora 20:30.
Kujtojmë se dje ministri Vitia kishte mbajtur konferencë me kryeministrin Kurti, ku kishte thënë se për masat e reja do të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme./InLajmi/