Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka apeluar që të bëhen sa më shumë teste në vend për të kuptuar gjendjen reale me kornavirusin, sepse sipas tij situata nuk është ashtu siç prezantohet, përcjell InLajmi.
Limaj ka thënë se rezultati që prezantohet nga institucionet e Kosovës nuk është real.
“Me shumë teste, situata është me keq sesa prezantohet. Ne duhet jem koshient se ka raste edhe më shumë, por fatkeqësisht nuk janë bërë teste”, ka thënë Limaj në Frontal.
Gjatë kësaj bisede Limaj ka kritikuar qeverinë që sipas tij ka vepruar me vonesë, tha ai në një bisedë për T7,
“Një muaj qeveria nuk ka lëviz nga Prishtina, u ka mjaftuar video mesazhe dhe konferenca”, ka thënë Limaj./InLajmi/