Pavarësisht shume sfidave, raportet e Kosovës me shtetin më demokratik e me të fuqishem në botë janë stabile.
Në ditën kur Amerika është përballur me ditën më të vështirë qe nga paraqitja e koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka vendosur flamurin amerikan në ndërtesën e ekzekutivit.
Po ashtu, kjo është një shenjë që raportet Kosovë-SHBA janë në gjendje normaliteti.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të dënojë aktivistët e saj të cilët po bëjnë fushatë linçuese kundër personaliteteve të SHBA-së.