Mbrëmë u raportua për një person i cili me anë të facebookut, kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se do të ofronte 10 milionë euro për kokën e tij, përcjell InLajmi.
Prokuroria nis hetimet për kërcënimin ndaj Kurtit, edhe pse i njejti që kishte postuar shkrimin kishte thënë se ia kanë keqperdorur dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë të tillë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet lidhur me kërcënimin që iu bë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të premten, transmeton KOHA.
Një person, që ende është i panjohur për Policinë, kishte shkruar në Facebook gjatë ditës së djeshme, kështu: “10 milionë kush ma bjen kokën e Albinit, Fidel Castros – psikopatit shqiptar”.
“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë të shtunën.
Më herët, po përmes Facebookut ishte kërcënuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi./InLajmi/