Mbrëmë janë konfirmuar 18 raste me koronavirus në Ferizaj.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë se të gjitha këto raste u infektuan nga një person i vetëm, tashmë i ndjerë, i cili nuk kishte simptome të koronavirusit.
“Ai nuk ka qenë me simptome që kanë manifestuar me infeksion të Covid-19, por ka paraqitur simptome krejtësisht tjera, ato kardiake, dhe pas dërgimit në Prishtinë dhe pas vdekjes së tij, është konstatuar se ishte me koronavirus”.
“Të gjitha 18 rastet nga Ferizaj janë infektuar nga ky person. Rasti i sotëm flet për përmasat e shpërndarjes nga një person në tjetrin”.
“Tash e tutje të marrim edhe masa tjera për të shtuar disiplinën e qytetarëve. Ne kemi përgjegjësinë si Komunë që të bëjmë çdo gjë që ta ruajmë shëndetin e qytetareve tanë”.