Zëvendëskryeministri Haki Abazi nga Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë fjalë të mëdha për kryeparlamentaren dhe nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin.
Abazi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Vjosa Osmanin një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt, që tejkalon përmasat partiake.
“Vjosa Osmani, është një patriote, intelektuale dhe një grua e hekurt që tejkalon përmasat partiake dhe arrinë të lidhë vizionin e Rugovës me atë që Kosova dhe qytetarët e saj duan dhe e meritojnë”, ka shkruar Abazi.
Ky reagim i Abazit vjen pas një interviste të nënkryetares së LDK-së dhënë sonte në një televizion, ku ajo ka folur për koalicionin qeverisës me LVV-në dhe nuk ka kursyer njerëzit në krye të partisë së saj, për prishjen e koalicionit.
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156959364240718