Ritet fetare në xhami u ndaluan. Ky vendim u mor si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.
Por pavarësisht kësaj gjendje, ndalesë e shtyrje nuk do të ketë për agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit që nis me 24 prill.
“Çështja e Ramazanit është shumë e qartë, është adhurim, ibadet personal i cili kryhet nga individi që nuk ka të bëjë me çështjen e grumbullimit, tubimeve”, tha për Klan Kosovën, Ahmet Sadriu, sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Megjithatë Sadriu thotë se nuk do të ketë organizime të iftareve dhe falje të namazit të Teravive siç janë bërë viteve paraprake në xhami.