Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të bëhet dezinfektimi i hapësirave pubilke, si masë mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari Shpend Ahmeti, i cili ka shpjeguar se larja do të bëhet me cisterna dhe do të përfshijë, ulëset, shportat e shtyllat.
Postimi i plotë:
Nesër fillojmë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.
Aksioni do realizohet në dy mënyra:
Duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë. Fillojmë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera.
Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut.
Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet.
#rriNshpi
#Prishtina/InLajmi/