Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë marrë disa masa të reja kundër përhapjes së pandemisë, shkruan përcjell InLajmi.
Nga komuna bën të ditur se është marrë vendim që çdo dy ditë të bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të qytetit, si një ndër masat për parandalimin e virusit COVID-19.

Sipas njoftimi të Komunës , transmeton Klan Kosova, thuhet se Bahtiri potencon se është duke punuar me mjaft përkushtim dhe angazhim së bashku me shtabin komunal emergjent, për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, dhe se nuk do të kursej asgjë në këtë drejtim vetëm të menaxhohet sa më mirë kjo situatë./InLajmi/





















