Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci ka rikujtuar hallet e shumta të grave të cilat sa vinë e rëndohen ditëve të izolimit, shkruan InLajmi.
“Sipas hulumtimeve sa herë që familjet qëndrojnë kohë më të gjatë bashkë në shtëpi, rritet dhe dhuna familjare. Qeveritë e vendeve të ndryshme kanë raportuar tashmë se për shkak të pandemisë janë shtuar rastet e dhunës në familje. Në Francë për shembull u raportua se rastet e dhunës në familje ishin rritur për 30% që nga fillimi i bllokadës atje me 17 Mars, ngjajshëm është situata dhe në vende tjera” ka shkruar Nagavci në facebook.
Në Kosovë, në ditët e vetizolimit për shkak të përballjes me virusin Covid-19, sipas të gjitha gjasave, barra më e madhe përsëri bie mbi gratë. Kryesisht janë gratë e vajzat që në rastet më të shpeshta kujdesen për familjet, për fëmijët dhe anëtarët më të moshuar. Gratë janë ato që pothuajse gjithnjë pregadisin ushqimin, menagjojnë rezervavat ushqimore, kujdesen për higjienën dhe punët tjera shtëpiake, si dhe obligimeve të ngjajshme, ka shtuar ajo.
Nagavci ka thënë se në bazë të raportimeve të dhunës e për shantazhim të grave edhe këto ditë gjasat e raportimit janë maksimale.
“Në Kosovë sipas të dhënave statistikore të parapandemisë, një përqindje shumë e madhe e grave janë joaktive në tregun e punës. Pjesa më e madhe e atyre që punojnë si në shërbimin civil ashtu dhe në sektorin privat, janë në masë më të konsiderueshme në pozita më të ulëta dhe rrjedhimisht me pagë më të vogël. Një numër i madh i grave janë në tregun informal të punësimit, pra nuk kanë as kontrata të rregullta të punës” vazhdon ajo tutje.
Nënkryetarja ka apeluar që të qëndrojmë në shtëpi të shëndetshëm e të sigurtë. Ndani punët e mbështesni njëri-tjetrin këto ditë pandemie./InLajmi/
















