Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit gradual të reciprocitetit, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se qeveria nuk kishte të drejtë të merrte këtë vendim.
I pari i Nismës, Fatmir Limaj, gjithashtu theksoi, në një shkrim të tij në facebook, se qeverisë në detyrë nuk i takon të marrë asnjë vendim që është përtej angazhimeve të saj në funksion të mbarimit të punëve ditore për ta mbajtur funksionale qeverisjen.
Postimi i plotë i Limajt:
Vendimi që mbrëmë mori qeveria në detyrë për zbatimin gradual të reciprocitetit i tejkalon kompetencat e një qeverie të shkarkuar, e cila nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen.
Mirëpo, kur udhëhiqesh nga kryeneçësia, manipulon dhe tenton të mashtrosh vendin tënd dhe kështu i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet me miqtë tanë./InLajmi/