Shkumbin Demaliaj, deputetë nga radhët e AAK-së ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kështu ndodhë kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin, parimet dhe rregullat e funksionomit të saj, përcjell InLajmi.
“Ani kur po i dëgjoj politikanët e lëvizjes vetëvendosje duke interpretuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës..!! U kënaqen duke qarkulluar nëpër Nene të saj, por, nuk po e gjejnë veten askund..!!Kështu është kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin , Parimet dhe Rregullat e funksionomit të saj..!!Kohë pandemike por gjithnjë duke i respektuar instruksionet e Institutit të shëndetësisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në lidhje me kërkesën e Presidentit për vlerësimin e përputhshmërisë së vendimit të qeverisë me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka ven dosur se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020 nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës./InLajmi/