Gjykata Kushtetuses sot i dha të drejtë Presidentit dhe Qeverisë ia hedhi poshtë vendimin për lëvizje të kufizuar, shkruan InLajmi.
Pas këtij vendimi po ka reagime të ndryshme, I radhes vie nga kryetari I Nisma Social Demokrate Fatmir Limaj i cili thotë se përmes vendimit qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim.
Tutje Limaj tha se pas atij vendimi qeveria shpërfaqi synimet për të grabitur kompetencat që nuk I takojnë.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që kemi thënë nga fillimi se vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetues.
Siç kam thënë edhe më herët, në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim.
Qeveria përmes ati vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca që nuk i takojnë, deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve.
Të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm.