Rihapja e plotë e tregut për Serbinë pa asnjë përfitim ekonomik dhe politik për Kosovën do të bëhet me datën një Prill ashtu siç edhe u nënshkrua, përcjell InLajmi.
Tashmë shumë kamionë me mallra serbe shihen duke lëvizur rrugëve të Kosovës pasi që kryeministri në largim, Albin Kurti hoqi ditë më parë taksën 100 për qind për lëndën e parë nga Serbia.
Ky vendim u kundërshtua në Kosovë, pasi që ishte marrë pa miratimin e ministrave të LDK-së në shpërputhje me kërkesën e SHBA-ve.
Vendimi i marrë më 20 mars në fakt ishte heqje e plotë e taksës ndaj Serbisë e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill. Nga kjo datë Serbia do të fus në Kosovë mallrave e papenguar. Megjithëse Kurti ka paralajmëruar se nga 1 prilli do të fillojë zbatimi i reciprocitetit si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo duket zor e realizueshme.
Këtë e ka thënë edhe ish kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e ka përmendur një tëitt të Kurtit ku i drejtohet kancelares Merkel dhe në të cilin thotë se barrierat ndaj Serbisë do të hiqen pa ndonjë kundërvlerë.
Prodhuesit kosovarë me vendosjen e taksës ndaj Serbisë kanë përfituar maksimalisht, duke e rritur prodhimin, numrin e të punësuarve dhe eksportin.
Se Serbia mezi nuk ka pritur t’i hapet porta e Kosovës, tregojnë edhe statistikat e hyrjes së kamionëve në vendin tonë që nga 20 marsi kur u hoq tarifa për lëndën e parë.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në pikën doganore në Merdare, kanë hyrë rreth 150 kamionë me të produkte të lëndës së parë nga këto dy shtete.
Në këtë pikë doganore, bëhet e ditur se që nga momenti kur ka hyrë në fuqi ky vendim, nga 20 mars e deri më 29 mars, kanë hyrë 146 kamionë me mallra te lëndës së parë./InLajmi/