Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Kushtetuta e Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, shkruan InLajmi.
Sipas saj, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës me koronavirus.
Postimi i plotë i saj:
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19
Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit. Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë.
Partitë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje!/InLajmi/