Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur tashmë 88 dhe vendi me më së shumti pacienta vazhdon të mbetet Malisheva, përcjell InLajmi.
Në mesin e tyre është edhe një zyrtar policor i Policisë së Kosovës, pra nga komuna e Malisheves.
Këtë e kanë konfirmuar për RTK-në nga drejtoria e Shëndetësisë së Policisë.
Institucionet shëndetësore kanë informuar se 2 prej të infektuarve tashmë janë shëruar./InLajmi/