Teksa po zhvillohet seanca e kuvendit, në oborrin e qeverisë po mbahet një protestë ndaj rrëzimit të qeverisë nga disa simpatizantë të lëvizjes, shkruan InLajmi.
E për këtë ka reaguar zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi përmes një postimi në rrjetin social facebook, duke kritikuar mbajtjen e protestës dhe duke kërkuar nga Kurti që ti shkarkojë për thyerje të masave disa nga anëtarë e sekretariatit.
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që qytetarë të mos grumbullohen, si masë parandaluese ndaj koronavirusit.
Postimi i plotë:
“Albini eshte mire kete sekretarin me e shkarku, jo per fjale goje, por per budallakine qe i ka qit njerezit ne shesh!.

Kryeministri Kurti para disa ditëve kishte liruar nga detyra ish-ministrin Agim Veliun./InLajmi/