Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që ta tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe të reflektoj në lidhje me taksën.
Ai ka thënë se nëse Kurti e tërheq këtë vendim, ai personalisht do t’i kërkojë kryetarit të LDK-së dhe deputetëve që ta tërheq mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
“Pasi të merret pauza unë me urgjencë do të bisedoj me deputetë që ta tërheqim mocionin nëse ju e riktheni Agim Veliun në detyrë dhe nëse ju reflektoni në lidhje me taksën e cila është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtar”, tha Quni.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje lidhur me shkarkimin e Agim Veliut brenda një ore pauzë në mënyrë që të mos rrëzohet qeveria.
Anton Quni ka thënë se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në detyrë atëherë ai do të bisedojë me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, për tërheqjen e mocionit.
“Tani kemi ardhur në një situatë që edhe ne që kemi qenë përkrahës me atë akt na keni lidhë duart dhe unë nuk di çka të kërkoj nga deputetët të votojnë apo të mos votojnë rrëzimin e qeverisë, por unë ende e kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga kryetari I LDK-së, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni ministrin Veliu, ta tërhiqni taksën dhe t’I kërkoni falje LDK-së. Albin kjo ofertë është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën që ju i rishikoni këtë mendime, unë me urgjencë do e takoj Kryetarin Isa Mustafa dhe do të bisedoj më deputetët nëse ju e ktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Quni./InLajmi/




















