Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur një deputet.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Polisicë së Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin Sh.J. pasi dje ka kërcënuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shalën.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se me pranimin e informatës se një deputet i Kuvendit të Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij sot zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.
Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas kanë intervistuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt/InLajmi/




















