Para pak minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje në fillim të mbledhjes, sicc bëjnë zakonisht, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Në ndërkohë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në orën 16:00.