Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po propozon, por po merr vendime për masën e kufizimit, e që kjo mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas tij, Kryeministri po realizon grushtet në mënyrë antikushtetuese, shkruan InLajmi.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Kurti po shrytëzon përhapjen e pandemisë për të cilën ka edhe vet faj.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e përgjysmuar e LV nuk propozon por merr “vendimin” e urëgjences, masën e kufizimit të lëvizjes, që mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave. Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë./InLajmi/