Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet sonte në orën 20:00.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim vlen deri në marrjen e masave tjera.
Ndërkohë Ahmeti ka njoftuar se do të ketë dezinfektues edhe në autobusë, derisa ata do të funksionojnë.
Njoftimi i plotë i tij:
Dezinfektues edhe në autobusë, përderisa funksionon. Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin. Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme./InLajmi/