Gazetari Berat Buzhala, ka njoftuar se dje dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar ta sulmojnë pasditen në afërsi të një barnatoreje në Prishtinë

Sulmin ndaj gazetarit Buzhala e ka dënuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


Haxhiu ka ftuar organet e rendit që të merren me rastin.
Tutje Haxhiu ka shkruajtur se pretendimi i Buzhalës se është sulmuar nga dy aktivistë të VV-së, ngjason si akuzat e PDK-së për eksponentë të VV-së para disa vitesh.
Postimi i plotë:
Tentim sulmi ndaj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë.
Në anën tjetër akuzat e shpifjet dhe tendenca për të njollosur një subjekt politik po ashtu është e papranueshme dhe e dënueshme.
Të akuzosh dy vagabondë të “Lëvizjes” kinse kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin Buzhala, është serioze si deklaratë ndaj një subjekti politik, por shumë lehtë edhe shpifje. Gazetari Buzhala as nuk përmendi emra të atyre dy vagabondëve dhe as emrin e asaj vajzës. Zona që ka përmendur gazetari Buzhala, është e mbuluar me kamera. I mbetet policisë që të merret me këtë.
Liria e shprehjes është e drejtë themelore në kuadër të drejtave të njeriut. Këtë s’mund ta mohoj askush dhe duhet ta ruajmë si vlerë. Ndërkaq akuza e mbrëmshme ndaj Lëvizjes ngjasonte sikur akuzat e eksponentëve të PDK para disa viteve ndaj nesh.



















