Nesër pritet edhe zyrtarisht të nënshkruhet koalicioni i parë parazgjedhor.
AAK e PSD pritet që ta nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Burime të Gazetës Blic kanë theksuar se janë marrë vesh edhe për formulën e “listës zgjedhore”.
Bartës i listës do të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti do ta bartë numrin 2.
Ndërkohë PSD do t’i ketë 25 kandidatë në listën e përbashkët zgjedhore.
“PSD kusht tjetër ka edhe pjesëmarrjen në debate televizive, në pothuajse prezencë të barabartë me AAK”, tha ky burim.
Deputeti i kësaj partie Dardan Sejdiu në një prononcim për Gazeta Blic ka treguar se çfarë do të ndodhë nesër në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
“Neser kemi mbledhjen e Këshillit drejtues dhe në këtë mbledhje do të diskutohen edhe çështje që lidhen edhe me koalicionet parazgjedhore. E vërteta është se me AAK-në kemi pas bisedime dhe kanë qenë intensive por nesër në Këshill Drejtues diskutohen të gjitha “
Ndërkohë, këtij koalicioni mund t’i bashkohet edhe Nisma e Fatmir Limajt.
Edhe pse ende janë larg aktualisht, Gazeta Blic merr vesh se AAK ka nisur kontaktet e para për marrjen në një listë edhe të Nismës.
“Deri më tani nuk ka një dakordim, por kanë nisur kontaktet e para”, tha ky burim.
Ndërkaq, merret vesh se Shpend Ahmeti nuk e ka problem që numrin 2 t’ia leshoj Limjat, nëse e ka si kërkesë për koalicion parazgjedhor.
Zyrtarisht nga asnjëra parti nuk kanë dhënë detaje.
Nga Nisma e Limajt tash e sa kohë kanë deklaruar publikisht se duan të shkojnë të vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamenatre.
Për nesër është paralajmëruar edhe një takim ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.
Ndër të tjera pritet të bisedohet edhe për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.
Ndryshe më 22 gusht pritet të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkoj në zgjedhje brenda 45 ditësh.