Përderisa shumë veprimtari të qytetarëve janë kufizuar, vendi siç duket po qetësohet nga disa probleme në jetën sociale dhe në natyrë që krijoheshin pikërisht nga lëvizja e qytetarëve., shkruan InLajmi.
Që nga data 13 mars qytetarët e Kosovës janë vetizoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.
Përveç kësaj nga Qeveria e vendit erdhi vendim që të mbyllen edhe institucionet e Arsimit dhe shumë shërbime të tjera si kafene, lokale, bare e restaurante.
Dihet se nga jeta shoqërore në Kosovë kishte probleme të shumta që paraqiteshin si raste në Polici, ndëra tani kur lëvizja e qytetarëve u zvogëlua duket sikur ky veprim po sjellë gjendje të qetë dhe efekt pozitiv në vend.
Nëse flasim për lëvizshmerinë me automjete në komunikacion, vërehet dukshëm rezultati pozitiv në uljen e aksidenteve rrugore dhe në pastrimin e ajrit.
Raportet brenda 24 orëve në Polici përgjithësisht kanë numër të vogël si në aksidente, në dhunë familjare, në grabitje e probleme të tjera që përballej vendi.
Sipas policisë, vetëm dje kanë ndodhur 5 aksidente me lëndime dhe 11 aksidente trafiku me dëme materiale. Këto ditë është ulur edhe numri i tiketave për kundërvajtje në trafik, prej mbi 1000 tiketa në ditë në 136 sosh.
Efekti i karantinës ka dhënë rezultat pozitivin edhe në ajrin e pastër që po mbizotëron këto ditë në vend. Ndonëse, ky ishte problem më i madh për një kohë të gjatë për banorët e qytetit të Prishtinës.
Edhe dhuna në familje shihet se ka rënë dukshëm. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshëm është shënuar vetëm një rast i dhunës në familje.
Nga kjo masë është ulur edhe numri i grabitjeve në vendin tonë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshëm është shënuar vetëm një rast i grabitjes.
Në Kosovës për fat të mirë duket që përveç kësaj karantina po ndihmon shumë edhe në kujdesin për mospërhapje të Covid-19 dhe situata po menagjohet mirë nga Qeveria e Kosovës dhe nga qytetarët poashtu.
Deri më tani janë 21 raste të infektuara dhe nuk ka asnjë viktim. /InLajmi/