Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se janë duke vazhduar akoma të merren me fshatin Stubëll e Epërme ku janë konfirmuar shtatë raste me koronavirus.
Haliti për klankosova.tv deklaroi se kanë nevojë të kenë më shumë përkrahje nga institucionet qendrore.


Jemi duke vazhduar dezinfektimin e hapësirave në Stubëll të Epërme po ashtu edhe në pjesët tjera të qytetit. Ne nuk kemi pajisje të mjaftueshme, akoma nuk ka ardh asnjë kontingjent nga Ministria e Shëndetësisë me pajisje dhe gjëra të tilla, ka thënë Haliti.




















