Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka komentuar situatën e krijuar politike pas paralajmërimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se do të nisin një mocion për rrëzimin e Qeverisë.
Tahiri ka pohuar se tani është koha e Albin Kurtit dhe nuk duhet rrënuar vendin, shkruan InLajmi.
Tahiri më tej në reagimin e bërë në Facebook, ka pohuar se e kupton kryeministrin Kurtin për situatën në të cilën gjendet.
Postimi i plotë i tij:
KOHA ËSHTË E ALBINIT MOS E RRËNONI VENDIN!
Mirëmengjesi!
Derisa nuk vje koha në Kosovë, kur ne të themi për Kosovën e bej këtë apo atë, e jo për individin, ateherë këtu nuk ka as bashkim dhe as shpëtim, lerë më BEREQET!
Këtu për një PLESHT( MORR) kallet katuni e harrohet kush jeton në katund, a vuan ndonjë familje nuk i intereson askujt se a është dikush i sëmuar rrallë kush e mendon nga klasa politike!
Këtu funksionon gjithçka si ajo thënja: mua mu kall bishti, dua ta kalli krejt katunin!
Eh Kosova sot, në sytë e politikës, nuk është më si NANË që ka qenë!
Sot më shumë e trajtojnë si njerkë!
I rëndë është fakti, kur mundohesh për të mirë, e të gjuhen të gjithë në shpinë me etiketimim si i keq!!!
E kam pêrjetuar Z kryeministër Albin Kurti!
Zoti të ndihmoftë e qofsh faqebardhë!
Vazhdojmë qytetarë të dashur ti kryejm detyrat tona me shpêrndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve, maskat etj! Për ti’u ndihmuar qytetarëve në betejën kundër Korona Virusit!
Labi-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!/InLajmi/