Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka qenë shumë kritik ndaj qytetarëve të cilët nuk po i perfillin këshillat që po shpërndahen lidhur me mbrojtjen virusi korona.
Sot gjatë ditës u raportua se kryeqyteti ishte ngjallur pak dhe shumë qytetarë ia kishin mësyer parkut të Gërmisë për ta shijuar motin pranveror, gjë kjo e cila u pa si dalje e panevojshme nga i pari i prishtinës, shkruan InLajmi.
Ai tha ndër të tjera se dalja në Gërmi përpos që është e panevojshme nuk është as e shëndetshme.“Nuk ka nevojë për orë policore por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët” ka shtuar Ahmeti.
Ndryshe sot u kërkua nga presidenti i vendit të shpallet gjendje e jashtëzakonoshme./InLajmi/