Coronavirusi po reduktohet, Kina planifikon t’i nis ndeshjet e futbollit
Shoqata Kineze e Futbollit raportohet se do të rifillojë sezonin e Superligës kineze më 18 prill pas një ulje dramatike të numrit të rasteve të koronavirusit.
Sezoni i futbollit do të fillonte në 22 shkurt, por u pezullua pas shpërthimit të sëmundjes në Kinë, e cila u bë pas një sërë masash agresive të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.
Vendi u vendos në mbyllje, me kufizime të zbatuara duke penguar njerëzit të hynin dhe të largoheshin nga vendi dhe të takoheshin në tubime të mëdha.
Por me përmirësimin e situatës në Kinë javët e fundit, është raportuar nga Wild East News, një burim anglez i lajmeve sportive në vend, se sezoni i futbollit së shpejti do të rinisë.
Një mori skuadrash kineze të Superligës kishin ikur nga vendi për të shmangur kontraktimin e koronavirusit, duke përfshirë kampionët Guangzhou Evergrande, të cilët u zhvendosën në Dubai për t’iu nënshtruar një kamp trajnimi, përcjell Lajmi.net.
Diku tjetër, Wuhan Zall, i cili kishte qenë në qendër të epidemisë, u nis për në Spanjë, ku ata janë detyruar të qëndrojnë për javë të tëra si rezultat i bllokimit në Kinë.