Deputetja e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu- Kodra ka falenderuar të gjithë ata qytetarë të shumtë, të cilët më kontaktojnë dhe shprehin shqetesimin e tyre në lidhje me kushtet, në të cilat ata ose familjarë të tyre, ushtrojnë punën, kryesisht në sektorin privat, shkruan InLajmi.
Deliu në rrjetin social facebook është zotuar se çdo qytetar do ta gjejnë gjithmonë mbështetjen e saj
“Mbrëmë kam pranuar disa mesazhe nga punëtorë të sektorit të ndërtimtarisë, të cilët po vazhdojnë punën në grupe mbi 50 veta, pa asnjë masë mbrojtëse në ambientet e punës.”
Ajo ka thënë se këto shqetësime i ka ndarë me Kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesëve Faton Hoxha
“Dje e kam telefonuar z.Hoxha dhe jam interesuar nëse kompanitë ndërtuese janë duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe mbrojtjen e punëtorëve nga infektimi”
Deliu ka inkurajuar të gjithë që t’i shkruajnë të gjithë ata që përballen me vështirësi në këtë situatë të rëndë pandemike dhe u premtoj se me gjithë fuqinë time njerëzore dhe politike do të mundohem t’u gjindem pranë që së bashku ta tejkalojmë këtë gjendje të rëndë të krijuar pas paraqitjes së coronavirusit në vendin tonë. /InLajmi/