Pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, komuna e Prishtinës ka vendosur që transporti publik të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë edhe nëse funksionon vetëm për stafin shëndetësor.
Ka një keqkuptim në lidhje me vendimin e qeverisë. Janë mbyll restorantet, pubet e kafeteritë dhe Qendrat Tregtare, që konsiderohen si aktivitete sociale pa të cilat mundemi të funksionojmë përkohësisht, ka shtuar Ahmeti në postimin e tij në facebook, shkruan InLajmi.
Postimi i tij i plotë:
Ka një keqkuptim në lidhje me vendimin e qeverisë. Janë mbyll restorantet, pubet e kafeteritë dhe Qendrat Tregtare, që konsiderohen si aktivitete sociale pa të cilat mundemi të funksionojmë përkohësisht.
Vendimi NUK i mbyll krejt bizneset.
Shërbimet tona vazhdojnë të funksionojnë edhe pse mund të jenë të reduktuara.
Mos harroni se masa më e mirë është në duart e juaja e ajo është që ti reduktoni aktivitetet që nuk i keni të domosdoshme. Pra #rrNshpi në qoftë se nuk keni nevojë me dal.
Pas konsultimeve me Ministrin e Shëndetësisë dhe në bashkërendim të institucioneve, Transporti publik do të vazhdojë funksionimin sepse ka nevojë qoftë edhe në qoftë së funksionon vetëm për stafin shëndetësor. Edhe këtu me rekomandimik e njejtë, lëvizni vetëm në rast nevoje.
Shoqata e Taksive na ka informuar që anëtaret e shoqates Pasagjeri do të suspendojnë veprimtarinë përkohësisht duke filluar sot nga ora 15:00! I mirëkuptojmë dhe do të jemi në kontakt me shoqaten sipas nevojës.
Ju falemnderit! Së bashku e kalojmë më lehtë!/InLajmi/