Përbërësit: Miell sipas recetës për një picë të madhe (mund ta shikoni nëpër receta të ndryshme) 1 lugë vaj ulliri Domate të prera në flegra sipas dëshirës tuaj Një lugë me bazilokë të prerë dhe të freskët Dy thelpinj hudhër 2 lugë lëng domate Djathë macarella të prerë në flegra Gjethe të freskëta të bazilokës
Përgatitja:
Nxejeni furrën në temperature prej 250 gradë Celsius. Përgatiteni brumin e picës duke përdore udhëzimet se si bëhet pica. Spërkateni brumin me vaj ulliri.
Për salcë, merrni një sahan të mesëm, përzini domatet, bazilokën e grirë, hudhrën dhe domaten. Shpërndajeni mbi shtresat e brumit të picës duke e ndarë në pjesë.
Futeni në furrë dhe lejeni të pjekët për 15 minuta. Largojeni picën nga furra dhe vendoseni djathin macarella në një sahan të veçantë me salcën. Përgatiteni prapë dhe futeni në furrë për 10 deri në 13 minuta apo më shumë gjersa të formohet korja me ngjyrë kafe. Merrni fletët e bazilikës dhe i vendosni në picë. Preni picën në formë trekëndëshi dhe shërbejeni menjëherë. Vlen për tetë persona, /InLajmi/