Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka folur për propozimet që po bëhen në lidhje me taksën, nga ana e kryeministrit Kurti dhe LDK-së, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se është mirë që LDK-ja të pranojë propozimin e Kurtit për heqjen e pjesshme të taksës, pasi që ajo nuk mund të ndikojë në vendimin e tij. Ka shkruar Kryeziu ndër të tjera në një postim të tij në facebook.
Postimi i plotë:

LDK-ja si pjese e koalicionit qeverises, mbase s’ka mundur ta ndikoje qendrimin e Kryeministrit per heqjen e takses, si ka propozuar kjo parti.
Atehere, do te duhej qe te pranoje propozimin e kryeministrit Kurti, edhe te mundesoje qe sot ose neser, qeveria te marre vendimin e propozuar per 15 mars.
15 marsi e 1 prilli, jane dy jave edhe as ne kohe e as ne permbajtje s’perbejne kurrfare ndryshimi, nga propozimet per heqje te tersishme te takses. /Inlajmi/





















