Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pika e parë e vendimit të qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve, shkruan InLajmi.
Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se vendimi në fjalë nuk po zbatohet.
Sidoqoftë, Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj secilit punëdhënës që e shkelë vendimin në fjalë.
Postimi i plotë i saj:
Punëdhënësit duhet të zbatojnë Vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese.
Pika e parë e Vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.
Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim.
Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme.
Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet!
Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna!
Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë Vendimin./InLajmi/