Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, thotë se është koha që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i hap të gjitha letrat e tij për marrëveshjen me Serbinë.
Loshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se “Hashim Thaçi nuk duhet të flasë me gojën e opozitarit përderisa është president. Albin Kurti asnjëherë nuk ka qenë antiamerikan”.
Postimi i plotë:
Hashim Thaçi nuk duhet të flasë me gojën e opozitarit përderisa është president. Albin Kurti asnjëherë nuk ka qenë antiamerikan. Këso përrallash nuk i blejnë as fëmijët e Brojës!
Koha është për burra të përgjegjshëm shtetëror e jo për idhnakë, dinakë e hakmarrës. Koha është që Hashim Thaçi ta takojë Albin Kurtin dhe t’i hapë të gjitha letrat e tij për marrveshje me Serbinë.

Hashim Thaçi po i lexon mirë edhe Vuçiqin, edhe administratën e Trumpit, por unë e siguroj Hashimin dhe të gjithë hashimistët se nuk janë duke e lexuar mirë Amerikën dhe as popullin e Kosovës.
Taktikat për ta mbajtur karrikën përmes Amerikës, janë tentim për ta përdhosur sistemin demokratik të Kosovës. Nice try, thonë amerikanët. Por, no passaran, thonë spanjollët! /InLajmi/