Me ardhjen e Koronavirusit në Shqipëri dhe shpalljen të këtij virusi pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, filluan përgatitjet edhe në Kosovë.
Kështu, nga paniku i panevojshëm shumë qytetarë mësynë marketet e barnatoret për t’u furnizuar.
Por, si duket kjo po shfrytëzohet nga pronarët e bizneseve, të cilët kanë rritur ndjeshëm çmimet për produktet më të kërkuara, që janë edhe elementare.
Madje, rritjen e çmimeve e ka konfirmuar mbrëmë edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pretreshi.
E i shqetësuar me këtë gjendje, një qytetar i ka shkruar Albulena Haxhiut, ministres së Drejtësisë, e cila iu ka përgjigjur duke i thënë që do të dënohen të gjithë ata që po shfrytëzojnë e keqpërdorin situatën.