Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar opinionin për masat që do të ndërmerren nga dita e mërkurë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook. /InLajmi/

















