• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kryeministri Kurti mori pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

J G nga J G
9 March 2020
në Kosovë
0 0
0
Kryeministri Kurti mori pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas
11
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila u organizua nën patronatin e Kryeministrit dhe nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti duke folur për Draft Programin për Barazi Gjinore 2020-2024, tha se ky dokument duhet të jetë i ndërlidhur dhe në harmoni me programin qeverisës i cili i trajton të drejtat dhe barazinë si tema bosht të të gjitha temave tjera.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

​Faleminderit shumë kryeshefe Gusia,

Të nderuara zonja pjesëmarrëse të këtij takimi dhe tryeze të rëndësishme,

Të nderuara ministre, shkëlqesi ambasadorë,

Të nderuara të pranishme,

Para disa ditëve kam takuar drejtoreshën e Agjencisë për Barazi Gjinore, znj Edi Gusia e cila më njoftoi për punën e rëndësishme që është duke e bërë kjo agjenci në promovimin e të drejtave të grave dhe në arritjen e barazisë gjinore me ç ‘rast edhe më dorëzoi këtë Draft Programin për Barazi Gjinore 2020-2024.

Programi, pra, një program 5 vjeçar është gjithëpërfshirës dhe adreson temat të cilat ne dëshirojmë të shohim progres. Natyrisht, ky dokument duhet të jetë i ndërlidhur dhe në harmoni me programin qeverisës i cili i trajton të drejtat dhe barazinë si tema bosht të të gjitha temave tjera.

Të gjithë e dimë që gjendja është e rëndë dhe ne duhet të flasim, jo vetëm me 8 Mars, ose 9 Mars, por secilën ditë.

Gjendja është aq keq sa që jo vetëm të flasim por edhe të punojmë përditë për të arritur progresin që synojmë.

Rezistencat, pengesat janë të mëdha që do të thotë se fakti se diçka deklarohet ose thuhet nuk përcillet në mënyrë të natyrshme me veprime dhe sjellje të tjera që mandej e ndryshojnë gjendjen.

Të thuash se sot gratë janë të nën-përfaqësuara, të nën-punësuara, subjekt i dhunës e i ngacmimit seksual dhe i objektifikimit medial është njohje e realitetit.

Gratë kanë shkallën më të lartë të diplomimit në Kosovë por e kanë shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në tregun e punës sepse mbi gratë bie padrejtësisht barra e kujdesit pa pagesë të fëmijëve, të sëmurëve e të punëve të shtëpisë.

Në shoqërinë tonë shpeshherë e marrim si të mirëqenë faktin se gruaja duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, të laj e të gatuaj, të rrisë fëmijët, të kujdeset për të moshuarit e për shtëpinë derisa burrat edhe kur janë të papunë nuk angazhohen.

Kjo qasje është e gabuar, është e pa drejtë dhe duhet të përfundojë.

Pabarazia gjinore nuk është vetëm e padrejtë por është edhe e kushtueshme. Gratë janë pjesë përbërëse e ekonomisë por nuk janë pjesë e zhvillimit ekonomik pasi që janë të përjashtuara nga vendimmarrja dhe tregu i punës, dhe kjo e dëmton potencialin tonë ekonomik.

Pengesat janë të shumta dhe ne i dimë sepse i kemi thënë disa herë por ka munguar qeveria e cila i jep një drejtim asaj që duhet.

Ne e dimë që të drejtat e barabarta janë të tilla vetëm nëse janë të bazuara në shanse, mundësi të barabarta.

E drejta e arsimit nuk është e barabartë përderisa vajzat ballafaqohen me një mentalitet patriarkal që favorizon meshkujt, por edhe për shkak të dhunës në baza gjinore, të mungesës së transportit në shkolla dhe për shkak të mungesës së sigurisë në rrugë.

E drejta për punë nuk është e barabartë kur për gratë ekzistojnë pengesa reale për t’u bërë pjesë e tregut të punës, brenda së cilës sërish gratë nuk e kanë pagesën e njëjtë meritore.

Të dhënat e Agjencisë për Barazi Gjinore tregojnë se edhe në ato pak raste kur gratë mund të punësohen në ndonjë fabrikë, prapë është shumë më lehtë për një burrë të punësohet se sa për një grua. Në shumë qytete, e sidomos në zona rurale, rrugët ku ecin nuk janë të sigurta sepse mungojnë edhe trotuaret edhe ndriçimi, mungon transporti publik e madje edhe stacioni ku duhet të presin. Kur je grua kjo infrastrukturë është kritike dhe jetike sepse dhuna dhe ngacmimi ndaj grave është real.

Si mundet pra një grua të jetë e barabartë për një punë në të cilën mjetet më bazike për të shkuar deri tek vendi i punës mungojnë?

Natyrisht këto nuk janë problemet e vetme por ky program dhe programi i qeverisë i adresojnë çështjet të cilat duhet të marrin zgjidhje sa më të shpejtë që të arrijmë barazinë, sikurse sa i përket edukimit e punësimit, poashtu, edhe infrastrukturës.

Agjencia për Barazi Ginore më ka njoftuar se gjatë vitit 2018 janë mbajtur gjithsej 13 punëtori për hartimin e këtij dokumenti i cili bazohet në analizë dhe metodologji të definuar mirë dhe karakterizohet nga një proces gjithëpërfshirës i Organizatave Joqeveritare, partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Janë zhvilluar shumë takime e mbledhje për të ardhur deri te ky Draft-Program.

Masat dhe veprimet nga programi i qeverisë por edhe dokumente dhe strategji tjera duhet të bashkërendohen.

Në programin qeverisës janë disa veprime të cilat duhet të merren parasysh, sikurse;

· Zbatimi i ligjit mbi pronën e trashëguar nga vajzat dhe gratë në familjet e tyre.

· Shpërndarja e drejtë të pasurisë së fituar pas martesës, si dhe nxitja e ndryshimit të normave ligjore për të përshpejtuar procedurat gjyqësore kontestimore.

· Përmirësimi i sistemit dhe fuqizimi i ndihmës juridike falas, dhe zbatimi i ligjeve në fushën e kompensimit të viktimave të krimit dhe dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe

· Programe sikurse fondi i ekselencës dhe fondi për të rinjtë ndërmarrës që synojnë të mbështesin veçanërisht gratë në edukim dhe në ndërmarrësi.

Tjetra është edhe çështja e Amandamentimit të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje që është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të procedohet sa më shpejtë në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me grupet e interesit.

Ne tashmë e kemi miratuar Programin qeverisës, do t’ia bashkëngjesim Planin e Punës, dhe nesër po planifikojmë që ta kemi një mbledhje të Qeverisë për Projektligjin për Buxhetin e vitit 2020.

Në fund, kisha dashur t’ju them edhe tri gjëra, që besoj se janë të rëndësishme; e para është se duhet të bashkëpunojmë që integrimi nuk mjafton, përveç integrimit duhet edhe çlirimi, se integrimi është integrim i atyre që nënkuptohet që janë poshtë prej atyre që nënkuptohet që janë lart, pra, ai që është lart ty që je poshtë të integron, ndërkohë që çlirimi të barazon.

Dhe, në të njëjtën frymë e logjikë nuk mjafton përfshirja por duhet pjesëmarrja, duhet të marrim pjesë e jo veç të përfshihemi. Jo vetëm të përfshihemi ta rregullojmë dukjen e diçkafit ose përshtypjen e të tjerëve por duhet të marrësh pjesë. Pjesëmarrja sërish të barazon ndërkaq përfshirja mund të jetë përfshirje që veçse nuk të përjashton, pra je brenda por je në fund, se mund të jesh i përfshirë e të ngelesh në fund. Është pjesëmarrja, është marrja pjesë ajo e cila të barazon. Kjo është e para në një kuptim diskursiv le të themi.

E dyta, është rëndësia që duhet t’i japim edukimit të hershëm, edukimit të hershëm jo vetëm të vajzave por edhe të djemve në shkollimin fillor e para fillor e qe besa qysh edhe në kopsht.

Sepse, për jo pak gjëra në jetë marrim në thua herët e kur rrëzohemi është çështje kohe mandej.

Pra, është e rëndësishme që të kemi një edukim për barazinë gjinore në moshat e hershme për fëmijët dhe e treta; që është më pak përgjigje se sa pyetje, të gjitha të drejtat jo vetëm për gratë por sidomos për gratë, nuk mund të aktualizohen dhe ngelin veçse formale e potenciale si rregulla a ligje në letër, përderisa nuk i gjejmë përgjigje pyetjes; çfarë organizimi politik, shoqëror e kulturor për solidaritet gjinor?

Pa solidaritet gjinor nuk do të mund t’i aktualizojmë të drejtat. Do të jenë në përputhje me ‘acqui communautaire’, do të jenë të shkruara bukur e pa asnjë gabim drejtshkrimor a sintaksor, mirëpo nuk do të bëhen norma e jetës së përditshme praktike të grave dhe të tjerëve.

Pra, na nevojitet të mendojmë shumë e thellë, çfarë organizimi politik, shoqëror e kulturor për solidaritetin gjinor. Faleminderit, thuhet në njoftim. /InLajmi/

Image preview

Image preview

Tags: Albin KurtiGratëTakimi
Postimi i mëparshëm

Thaçi: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje

Postimi tjetër

Kryeministri Kurti takoi sot Bordin e GERMIN-it

Të ngjajshme Postime

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar
Kosovë

Zjarri te një depo te “Rrethi i Ismetit”, zjarrfikësit po e lokalizojnë, s’raportohet për të lënduar

30 July 2025
Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi
Kosovë

Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë 2 vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman
Kosovë

Largohen nga vendi i ngjarjes ekipet që morën pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

29 July 2025
Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë
Kosovë

Trupi i 33-vjeçarit të mbytur në Liqenin e Ujmanit, Elshani: Rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë

29 July 2025
Postimi tjetër
Kryeministri Kurti takoi sot Bordin e GERMIN-it

Kryeministri Kurti takoi sot Bordin e GERMIN-it

Lajmet e fundit

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu