Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, shkruan InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se me Thaçin kanë biseduar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe situatën në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, biseduam sot rreth zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoni të jenë faktor me rol shumë aktiv, sidomos në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen atje. Me rëndësi është që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike duke garantuar votën e lirë të qytetarëve, që është garancë për formimin e institucioneve stabile dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës./InLajmi/