Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në ka bërë të ditur, se numri i rasteve me mecoronavirus në Britani të Madhe është ngjitur në 273.
Kjo është rritja më e madhe brenda një dite, me 64 raste të reja prej 209 sa ishin gjatë ditës së djeshme.
Ministrat do të zhvillojnë nesër një mbledhje të komitetit të qeverisë për rastet e fatkeqësish, ku ata mund të nënshkruajnë planet për lënien anas të disa angazhimeve, në përpjekjeve për të luftuar virusin. Ky është një shenj alarmi, se në këtë shtet, nuk ka rrezik nga kjo sëmundje.
Deri në ditën e sotme, coronavirusi i ka vrarë 3,661 persona, derisa të ka infektuar 107,802 të tjerë në mbarë botën.
Për shkak të përhapjes së coronavirusi, Italia ka vendosur ta bllokojë në tërësi rajonin e Lombardisë, deri në përmirësimin e situatës.
Italia e ka përhapjen më të madhe të personave të sëmurë në Evropë, me 5,883 raste, derisa një ditë më herët ishin 4,436 të sëmurë, transmeton Telegrafi.
Mjekët në Itali lëshuan një paralajmërim të ashpër, për sistemet spitalore në të gjithë Evropën, duke thënë që të “përgatiten” për virusin i cili ka tejkaluar njësitë e kujdesit intensiv me dhjetë për qind të të infektuarve me virus, që kanë nevojë për kujdes kritik.